Përmes llogarisë së tij në facebook, Dr. Mustafë Bajrami ka bërë ‘denoncim publik’ pasi që ai ka njoftuar se po bëhet thirrje për vrasjen e tij, njofton Kosova Post.
Njohësi i çështjeve islame dhe analisti politik, Dr Mustafë Bajrami ka bërë lajmërim publik se dikush e ka kërcënuar me vrasje.
Ja postimi i tij i plotë:
“Bëhet thirrje publike për vrasjen time!
Kam dy pyetje miq të dashur. Të parën të gjithëve juve pa dallim profesioni, e të dytën profesionalistëve që merren me kriminalistikë e gjëra të tilla;
1) A e njeh dikush këtë person?
2) Pse nuk dalin me emër e mbiemër këta njerëz; sepse janë vrasës të vërtetë dhe duan ta kryejnë punën në pritë, apo sepse janë hajgarexhinjë”, ka shkruar Dr. Mustafë Bajrami.
Kosova Post ka kontaktuar me Bajramin, për të marrë sqarime shtesë rreth rastit, por ai ka refuzuar të japë informacione tjera, veç atyre që i ka publikuar tashmë./KosovaPost/.