Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se për shkak të rëndësisë së kësaj dite për vendin, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
Hoxha tha se policia është e përgatitur për çdo situatë, në rast se vendimi nuk do të jetë ai që po pritet dhe nëse individë apo grupe mund të veprojnë jashtë arsyes.
“Është ditë e veçantë për vendin tonë, andaj Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura. Nëse vendimi nuk është ai që të gjithë po presim dhe nëse ka individë apo grupe që mund të veprojnë jashtë arsyes, ne do të ndërmarrim masat e nevojshme për të mbizotëruar sigurinë në vendin tonë. Pres një vendim të drejtë”, u shpreh Hoxha.


























