Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person i dyshuar për tentim vrasje, raporton Kosova Post.
“Datë 10.08.2021, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar se në Rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë ka të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Dy viktimave iu është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, njëri nga viktimat është liruar për në shtëpi ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë” – thuhet ndër të tjera në komunikatë, duke bërë të ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu, policia bënë të ditur se “i dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intenzive hetimore nga Policia, sot me datën 11.08.2021, është marr informata për lokacionin e ndodhjes së të dyshuarit dhe pas veprimeve të shpejta operacionale i dyshuari është arrestuar, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast.”
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./KosovaPost/