Familja Gashi ka dhuruar 608 m² tokë për KBI Prishtin, shkruan KosovaPost.
Njoftimi nga KBI-Prishtinë👇
Një vepër e çmuar bamirësie është bërë dje nga familja Gashi nga Hajvalia, e cila ka dhuruar një parcelë prej 608 m² në të mirë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.
Dhurimi është formalizuar pranë noteres Mimoza Sinani. Prona, me lejen e Allahut, në të ardhmen do të shërbejë për ndërtimin e një hapësire për falje dhe do të jetë në shërbim të besimtarëve.
Në ceremoninë e dhurimit ishte i pranishëm edhe kryetari i KBI-së Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, i cili e falënderoi familjen Gashi për këtë vepër të madhe humanitare dhe fetare, duke vlerësuar kontributin e tyre në të mirë të komunitetit.
Allahu e shpërbleftë familjen Gashi, ua shtoftë bereqetin dhe e bëftë këtë sadaka të rrjedhshme për ta. 🤲


























