Fatmir Limaj tashmë është futur në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tashmë është futur në sallën e Kuvednit, ku ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së nëntë.
Pasi është nënshkruar, Limaj është parë duke e tejkaluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, pa ia hedhur sytë edhe pse ishin në një koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Siç është raportuar, Limaj ka arritur marrëveshje me Albin Kurtin për krijimin e Qeverisë, ndonëse ende s’është konfirmuar një gjë e tillë.k.k.


























