Debati për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II, është duke vijuar edhe sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Debati ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka filluar “me zjarr”.
Deputeti Fitim Uka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, provokoi opozitën me një pyetje retorike:
“A është më mirë praktikat i qeverisjes së mirë, apo veteran i keqqeverisjes dhe korrupsionit”, tha ai.
Në reagimin e tij, deputeti Bekim Haxhiu tha se janë krenarë me të kaluarën e PDK-së në qeverisje.
“Sa i përket të kaluarës, shikoni deputetët e PDK-së, çdo njëri është krenar me të kaluarën e vet”, tha ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ukës:
“Personalisht fola për keqqeverisjen, por është e çuditshme se sa herë flitet për keqqeverisjen këtu ka disa zëdhënës të saj”, tha Uka.
Debati është duke vijuar./KosovaPost/