Kosova ka dominuar ndaj Andorrës, në ndeshjen kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm.
Kosova pas pjesës së parë pati më shumë posedimin e topit, ndërsa e realizoi një gol.
Milot Rashica ka shënuar tjetër gol për Kosovën në duelin kundër Andorrës.
Rashica përfitoi pas tollovisë së krijuar në zonën e kundërshtarëve.
Nderkaq, Altin Zeqiri ka realizuar golin e parë në fanellën e Kosovës. Ai ka shënuar gol në minutën e 83-të për të trefishuar epërsinë e Kosovës në ndeshjen me Andorrën. Është paraqitja e parë e tij në fanellën dardane.

























