Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian

    Mexhiti: Sonte iu vu vula fitores në Bërvenicë!

    Zgjedhjet në Bosnje, ndahen votat sipas komuniteteve: rikthehet debati për entitetin e tretë

    Kurti: Kosova luajti më mirë se Austria, barazimi nuk pasqyroi çfarë pamë

    Jep dorëheqjen ministri iranian i naftës

    Protestuesit do të qëndrojnë gjithë natën në shesh, nesër protestë në orën 08:00

    VV-ja bllokoi Listën Serbe, Selimi: Veprimet tona ishin kundër skenarëve

    Thirrja për vr@sjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria

    Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli

    Reagon Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt mosvotimit të ligjit në dy leximet është tradhti

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Forcat e Armatosura të Shqipërisë nisen me mision drejt Bosnje dhe Hercegovinës

04 Shkurt 2025, 12:50
në Lajme, RAJON
Forcat e Armatosura të Shqipërisë nisen me mision drejt Bosnje dhe Hercegovinës
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e Bashkimit Evropian, ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë.

Një togë nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcës Tokësore, do të jetë kontingjenti i parë në këtë operacion, ku vitet e fundit FA kanë kontribuar me oficerë shtabi.

Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontingjenti nga garnizoni i Zall-Herrit, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan Atay, i Ngarkuari me Punë i BE Andre Rizzo, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia etj.

Në fjalën e tij, ministri Vengu theksoi se FA kanë rritur ndjeshëm pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, duke u rreshtuar me politikat e BE në kuadër të anëtarësimit në Union. Forcat e Armatosura arrijnë shifrën e 500 efektivëve të dislokuar në mënyrë permanente në misione jashtë vendit.

Gra dhe burra, janë të angazhuar çdo ditë, në mbarë Evropën, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Përmes këtij kontributi, Shqipëria, jo vetëm dëshmon se linjëzohet 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE, por ky është një linjëzim me vepra. Dhe kur e shikojmë se disa prej vendeve të BE janë tërhequr nga ky mision, ndërkohë që Shqipëria po merr përgjegjësi shtesë, e kuptojmë edhe më mirë se stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë të munduar, është fryt i kompromiseve të vështira.

Më tej, ministri i Mbrojtjes shprehu falënderimet për qeverinë dhe Forcat e Armatosura turke, nën komandën e të cilave do të shërbejë edhe kontingjenti ynë:

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për sa i përket të gjithë angazhimit dhe mbështetjes që Republika e Turqisë dhe Forcat e Armatosura turke na ofrojnë në këto misione të përbashkëta dhe kjo është një dukuri e parë në fakt që të gjithë aleatët e njohin dhe ia njohin Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura, aftësinë tonë në fakt që të ndërveprojmë në misione stabiliteti dhe paqeruajtëse me forcat aleate. Ju do të ndërveproni në kuadër të kompanisë të Forcave të Armatosura turke, e cila ofron të gjithë mbështetjen logjistike”, – iu drejtua trupave të rreshtuar ministri, i cili nuk nguroi te shprehë krenarinë dhe respektin për punën dhe përkushtimin e ushtarakëve tanë, brenda dhe jashtë vendit.

Nga ana e tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, e konsideroi angazhimin e trupave tanë në operacionin ALTHEA më tepër sesa një detyrë ushtarake:

“Ky angazhim nuk është thjesht një detyrë ushtarake, por një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja jonë në këtë mision pasqyron vlerat që ne ndajmë me partnerët tanë; paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë kolektive”.

Ambasadori turk Atay, theksoi bashkëpunimin e hershëm mes forcave të armatosura të të dy vendeve, të cilat kanë shërbyer krah njëra-tjetrës në Afganistan, megjithatë e konsideroi nisjen e këtij operacioni të ri si një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e bashkëpunimit dypalësh.

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian Andre Rizzo, vlerësoi rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE, duke e konsideruar vendin tonë si një partner të rëndësishëm si mjedisin e sigurisë globale.

Kontingjenti i parë shqiptar në operacionin ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë, përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave një vajzë dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë.

Etiketat: Bosnje dhe HercegovinësForcat e Armatosura të Shqipërisë
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ministri Vengu: 6 mijë ushtarakë, nga sot rritje të trajtimit financiar

2 vjet më parë
‘Vlerësimi i punës’, Shqipëria dyfishon pagën për ushtarët që shërbejnë në Kosovë

3 vjet më parë
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH