Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka thënë se ekipi ka bërë përgatitje maksimale për ndeshjen me Irlandën e Veriut, e cila zhvillohet nesër dhe përket te garat e Nations League.
Ai së bashku me futbollistin Lirim Kastrati janë shfaqur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes.
“Ndodhemi në një situatë pakëz të veçantë si pasojë e asaj që ka ndodhur në ndeshjen e kaluar, mungesa e dy lojtarëve për shkak të kartonëve të kuq. Jemi pakëz në vështirësi, sepse ata që mungojnë janë të rëndësishëm për pozitat e tyre. Mirëpo padyshim që ne do të tentojmë t’i përshtatemi situatës, të përgatitemi dhe të bëjmë performansë sa më të mirë”, ka thënë francezi. “Jemi përgatitur maksimalisht sa i takon ndeshjes së nesërme”./rtk