Në Graqanicë gjatë ditës së djeshme është gjetur një mjet shpërthyes.
Një person e ka raportuar për mjetin shpërthyes në organet e rendit , ndërsa këto të fundit kanë dal në vendin e ngjarjes.
Pas marrjes së masave të sigurisë, në vendin e ngjarjes, kanë intervenuar edhe njësitet përkatëse të FSK-së.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në pyll ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitë përkatëse policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitë përkatëse të FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.”, thotë raporti i policisë.