Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjendur pa shenja jetë një person në stacionin e trenit, në veri të Mitrovicës.
“Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia thekson se rasti duke u hetuar.