Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

    100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

    Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

    Flamuri në duart e kampionëve, delegacioni niset drejt Tarantos

    Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

    Arresťohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohet se ushtronin veprimtari ortoprotetike pa licencë

    Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

    Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri në 34°C

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykata vendos përfundimisht: S’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

12 Qershor 2025, 9:27
në Lajme
Gjykata vendos përfundimisht: S’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Monumenti i Gazimestanit, rreth 10 kilometra larg Prishtinës, çdo 28 qershor bëhet vendi më i frekuentuar nga serbët e Kosovës, të cilët shënojnë festën e Vidovdanit, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.

Më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb, të cilin e kishte dorëzuar në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal për vlerësim të ligjshmërisë.

Dy ditë më vonë, më 12 qershor, MAPL e kishte përcjellë këtë kërkesë në Ministri të Punëve të Brendshme për vlerësim të ligjshmërisë.

MPB pas vlerësimit të aktit me datë 24.06.2024 ka kthyer përgjigjen në Komunë dhe në MAPL, duke thënë se “28 Qershori (Vidovdani) nuk është e përcaktuar si festë zyrtare apo memoriale në Republikën e Kosovës”, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e këtij vendimi komunal:

“Kuvendi i Komunës së Graçanicës, nuk e kishte rishqyrtuar vendimin dhe nuk kishte vepruar sipas kërkesës së MPB-së”.

Kështu, më 31 korrik të 2024-tës, MAPL ka paditur Komunën e Graçanicës duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Administrativ, që të anulojë vendimin e komunës në fjalë.

Kësaj gjykate iu deshën 11 muaj që të marrë vendim për këtë rast.

Në aktvendimin e nxjerrë më 9 qershor të këtij viti, të cilin e ka siguruar Klan Kosova, gjyqtari i cili trajtoi këtë rast, Kreshnik Kaçiu, ka marrë vendim që të aprovojë në tërësi padinë e MAPL-së dhe të anulojë vendimin e Komunës së Graçanicës, duke shtuar se “ky Aktgjykim e zëvendëson aktin e anuluar dhe ka karakter detyrues”.

Në arsyetim, Gjykata ka thënë se sipas Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, “vetëm Qeveria në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Kosovës mund të përcaktojë ditët memoriale nga të cilat dy ditë në konsultim me komunitetin serb. Komunat nuk kanë kompetencë të shpallin ditë feste të veçanta me ndikim publik, që përfshijnë përdorimin e simboleve shtetërore apo kombëtare në hapësirat publike”.

Vendimin e komunës së Graçanicës për dhënie të pëlqimit për shfaqjen e flamurit të një shteti tjetër me rastin e një feste që nuk njihet si festë zyrtare nga institucionet e Republikës së Kosovës, Gjykata e cilëson “tejkalim të kompetencave të përcaktuara me ligj”.

Ky vendim, sipas interpretimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka cenuar rëndë karakterin unitar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Sipas nenit 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kosova është një shtet unik dhe i pandashëm, dhe autoritetet komunale nuk mund të ndërmarrin veprime që e relativizojnë këtë parim. Lejimi i flamurit të një shteti tjetër (Serbisë), jashtë rasteve të parapara me ligj, mund të perceptohet si akt simbolik i sovranitetit të dyfishtë apo vetëorganizimit politik në kundërshtim me rendin kushtetues”, thuhet më tej në arsyetimin e aktvendimit të kësaj gjykate.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ndjeshmërisë etnike dhe politike në Kosovë. Çdo lejim i tillë pa bazë ligjore mund të krijojë precedent të rrezikshëm për minimin e rendit juridik dhe unitetit shtetëror”.

Gjykata vlerësoi se vendimi i Komunës së Graçanicës rrezikon seriozisht rendin publik dhe bashkëjetesën ndërkomunitare.

“Vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale po favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor dhe ndjenjat e komuniteteve të tjera. Ky rrezik për rendin publik është edhe më i lartë në kontekstin kur simboli i një shteti tjetër shfaqet në mënyrë të organizuar nga një autoritet publik komunal, pa pëlqimin ose autorizimin e institucioneve qendrore”, thuhet në arsyetimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më tej, gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Komunës së Graçanicës se “ky vendim sipas tyre nuk ka një efekt juridik formal të zgjatur ose të përhershëm por është qartësisht i kufizuar me datën 28.06.2024”.

Në këtë drejtim, gjykata konstatoi se karakteri përkohshëm nuk e amniston kundërligjshmërinë.

“Kundërligjshmëria e një akti administrativ vlerësohet në përputhje me përputhshmërinë me ligjin në momentin kur ai prodhon efekt, jo në bazë të kohëzgjatjes së efektit”, ka vlerësuar gjykatësi Kaçiu në aktvendimin e nxjerrë për këtë rast.

Me këtë Aktgjykim, gjykata synon jo vetëm konstatimin e paligjshmërisë në rastin konkret, por gjithashtu edhe sigurimin e koherencës së rendit juridik dhe parandalimin e shkeljeve të ngjashme në të ardhmen.

Prandaj thotë se ky Aktgjykim reflekton nevojën që i njëjti të shërbejë si model për veprimet jo vetëm për të paditurën por edhe për të gjitha komunat tjera në të ardhmen, duke riafirmuar se Komunat nuk kanë të drejtë të ndërmarrin veprime që cenojnë kompetencat e pushtetit qendror, nuk mund të legalizojnë shfaqjen publike të simboleve të shteteve të huaja përmes vendimeve të tyre të pavarura, në kundërshtim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ligjet përkatëse dhe duhet të respektojnë hierarkinë e akteve dhe vendimeve të organeve qendrore të Republikës së Kosovës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

10 orë më parë
100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

10 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

11 orë më parë
Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

11 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH