Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi dhe një prej figurave amerikane që gjatë viteve të fundit ka mbajtur marrëdhënie të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Richard Grenell ka shprehur publikisht mbështetje për ish-kryeministrin Avdullah Hoti dhe pesë deputetë të tjerë të LDK-së, të cilët ‘saborun’ procesin e kompletimit të të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka publikuar një fotografi të gjashtë deputetëve të LDK-së, të prirë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, duke shkruar: “Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës.”


























