Një grua ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:26 në Ulpianë, të Prishtinës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport.