Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkoi për ngushëllime te familja Dedushaj, me rastin e vdekjes së profesorit, Isuf Dedushaj.
Haradinaj, në nderim të jetës dhe kontributit në çështjen kombëtare, familjes Dedushaj i dhuroi medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, post mortem profesorit të ndjerë.
Ndërsa kujton profesorin Dedushaj, Haradinaj thotë se profesori la gjurmë në sferën e dijes dhe shkenfës, duke shtuar se do të mbahet mend për shumë kohë për humanizmin e tiJ.
“Në ngushëllime te familja Dedushaj, shprehëm pikëllimin tonë për shkuarjen e parakohshme në amshim të Profesor Isuf Dedushaj. Ai ka lënë gjurmë në sferën e dijes e shkencës dhe do të mbahet për shumë kohë për humanizmin e tij”, shkroi Haradinaj.


























