Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë presidentes, Justina Shiroka Pula, për dekretim.
Këtë për Tëvë1 e ka konfirmuar këshilltari i saj, Glauk Tahiri.
“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Sipas Kushtetutës, tani Presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se i njëjti të hyjë në fuqi.


























