Pas aksidentit të mbrëmshëm në lagjen e Fushë Topanës në Shkup, prokurorja e njohur Fatime Fetai, ka kaluar me lëndime të lehta trupore.
Siç mëson NMK-Post, nga burime spitalore, prokurorja Fetai është dërguar me urgjencë në spitalin, ku i është dhënë ndihma e parë.
Mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore, dhe pas trajtimit disa orësh në spital, në orët e mëngjesit ajo është liruar për trajtim shtëpiak.
Fatime Fetai u bë e njohur si prokurore nga Prokuroria speciale me rastet e përgjimeve, NMK-Post.