Myftiu i Ukrainës Said Ismailov, hoqi xhyben dhe veshi uniformën uushtarake. Myftiu Ismailov, i’u bashkua Forcave të Mbrojtjes Rajonale më 24 shkurt, transmeton Kosova Post.
Pikërisht atë ditë, kur edhe Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, Myftiu Ismailov u rreshtua krah forcave ukrainase në mbrojtjen e kryeqytetit, Kievin.
Myftiu i Ukrainës, Said Ismailov, i cili është nga komuniteti tatar etnik, tha, “Unë as nuk e di se çfarë dite jemi tani. Ka pasur një luftë brutale për më shumë se dy javë dhe duket se nuk do të përfundojë kurrë”
Për më tepër myftiu Ismailov, ka postuar disa fotografi me shokët e tij ushtarë në Facebook, të cilat i ka shoqëruar edhe me një video- mesazh, ku kërkon që muslimanët nga e gjithë bota ta kundërshtojnë agresionin rus.
Tutje ka shkruar myftiu se në Ukrainë ka respekt për islamin dhe se janë të barabartë në këtë shtet.
“Ka respekt për Islamin në Ukrainë”
Në mesazhin e tij të cilin e regjistroi në xhami me mantel dhe çallmë, Ismailov tha: “ Rusia dëshiron të na vrasë, të shkatërrojë lirinë tonë. U bëj thirrje të gjithë muslimanëve që të na mbështesin. Në Ukrainë ka respekt për Islamin. Myslimanët janë një pjesë e plotë e Ukrainës. Përkundrazi, ne trajtohemi si njerëz të dorës së dytë në zonat e kontrolluara nga Rusia”, tha ai, transmeton Kosova Post.