Ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka kujtuar 106 martirët e rënë sot kur bëhen 22 vjet nga masakra në fshatin Pastasel të Rahovecit,
Në këtë datë përkujtimi të masakrës, vuajtjeve dhe dhimbjeve për martirët e rënë, Hoti ka shkruar se kjo është ndër masakrat më të tmerrshme të regjimit serb në Kosovë.
“Sot kujtojmë 106 martirët e rënë për lirinë e atdheut më 31 mars 1999 në masakrën e fshatit Pastasel të Rahovecit. Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme të regjimit serb në Kosovë. Sot zemrat tona janë me familjet e këtyre martirëve. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta dhe për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.