HRW akuzon Izraelin për kr*ime l*ufte dhe krime kundër njerëzimit

Human Rights Watch, njëra prej organizatave më të rëndësishme për të drejtat e njeriut në botë, ka publikuar një raport prej 154 faqeve në të cilin thuhet se veprimet e forcave Izraelite në Gaza, gjatë 13 muajve të luftës, janë të barabarta me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas HRW, forca izraelite janë përfshirë në shkatërrimin e qëllimshëm të infrastrukturës civile i cili si cak përfundimtar e ka që palestinezët e zhvendosur të mos mund të kthehen në shtëpitë e tyre . kjo organizatë gjithashtu tha se Qeveria Izraelite nuk mund të deklaron se është duke u kujdesur për civilët palestinez përderisa i vret në korridoret e sigurta, i bombardon zonat civile dhe ndërprenë rrymën ujin dhe kanalizimin”

Tel Avivi ka thënë se forcat Izraelite janë të përkushtuara ndaj ligjit ndërkombëtar dhe veprojnë sipas tij.

Ndërkohë, është njoftuar për vazhdimin e operacioneve izraelite në gaza si dhe zgjerimin e operacioneve tokësore në Libanin jugor, ku forcat e mbrojtjes së Izraelit po tentojnë të krijojnë një “zonë të sigurt” e cila do ti pamundëson Hezbollahut të nisë sulme drejtë territorit Izraelit./rtk

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish