Miliarderi amerikan, Elon Musk i cili pas fitores së Donald Trump ka marrë drejtimin e Departamentit Amerikan të Efektivitetit të Qeverisë (DOGE), ka reaguar sërish pas incidentit të një dite më parë në zyrën Ovale mes Presidentit të SHBA-ve dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky, çka solli më pas edhe anullimin e konferencës për mediat.
Në reagimin e sotëm Musk ka theksuar se ka ardhur koha që të kuptohet se çfarë ka ndodhur me qindra miliardë dollarë ndihmë që Amerika i ka dhënë Ukrainës.
“Është koha për të kuptuar se çfarë ndodhi me të vërtetë me qindra miliarda dollarë që u transferuan në Ukrainë ”, tha Musk në platformën X.
Musk deklaroi në një postim një ditë më parë se Zelensky e kishte “shkatërruar veten” në sytë e amerikanëve.

























