Sipas burimeve palestineze, autoritetet izraelite vitin e kaluar shkatërruan më shumë se 500 shtëpi dhe biznese palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Kosova Post.
Ushtarët izraelitë shkatërruan dy struktura palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar me arsyetimin se ishin të palicencuara, shkruan AA.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë me një buldozer bastisën vendbanimin Velce në qytetin Betlehem të Bregut Perëndimor.
Thuhet se forcat izraelite shkatërruan shtëpinë që i përkiste familjes palestineze Et-Tin me arsyetimin se ishte e palicencuar.
Nga ana tjetër theksohet se ushtarët izraelitë rrënuan një dyqan riparimi automjetesh që i përkiste familjes palestineze Uwayri në rajonin Harayik të qytetit të Hebronit në Bregun Perëndimor për të njëjtën arsye.
Më tej thuhet se shtëpia dhe ndërtesa në fjalë ishin të vendosura në rajonin e klasifikuar si rajoni C.
Sipas burimeve palestineze, autoritetet izraelite vitin e kaluar shkatërruan më shumë se 500 shtëpi dhe biznese palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 midis administratës izraelite dhe Palestinës rajoni në fjalë u nda në zonat A, B dhe C.
Administrata e “Zonës A”, e cila përfshinë 18 për qind të rajonit, administrata dhe siguria e saj i takojnë Palestinës; administrata e “Zonës B” prej 21 për qind është transferuar në Palestinë dhe “siguria” e saj në Izrael ndërsa menaxhimi administrativ dhe siguria” e “Zonës C”, e cila përbën 61 përqindëshin e zonës, iu la Izraelit.
Administrata izraelite kryesisht nuk i lejon palestinezët të ndërtojnë ndërtesa të reja ose zgjerime në “Zonën C”, me arsyetimin se është nën kontrollin e saj.