Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq, e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për arritjen e Marrëveshjes së dakorduar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka shkruar se me arritjen e Marrëveshjes, u pranua parimi i barazisë sovrane të Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu ka përmendur anëtarësimin e Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell, ” në plotëni”, ka shkruar ish-kryediplomati.
“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka thënë Jeremiq.