Takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufcës, dhe Ministrit të Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad.

Pas takimit dypalësh, palët kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në fusha të rëndësishme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe drejtësinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritu në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Takimi po mbahet në ambientet e MPJD-së, ndërsa pas përfundimit të takimit është paralajmëruar një konferencë për media, ku pritet të bëhen të ditura detaje nga diskutimet mes dy delegacioneve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish