Një veturë BMW e vitit 1974 ka tërhequr vëmendjen e të pasionuarve pas makinave, shkruan Kosova Post.
Motori i saj i është nënshtruar një riparimi të detajuar, ndërsa edhe karaseria është rikthyer në “top formë”, në vitin 2013.
Ajo është e pajisur edhe me disa pajisje të tjera, si një aparat për fikjen e zjarrit, ndërsa pavarësisht që i takon një klase të vjetër, ka tërhequr mjaft dashamirës.
Oferta më e lartë që ka ardhur në adresë të saj, kapë shumën e 100,000 dollarëve./KosovaPost/