Shkruan: Fadil Pushkolli
Derisa Gjermania po kërkon të largohet nga Ukraina, ata i lënë në fatin e tyre,
Në 2013 Ukrainasit ishin ata që luftuan për demokracinë me flamuj Evropës.
Shumica e oligarkëve rusë NUK u sanksionuan, ata vazhdua të pushonin në Saint-Tropez dhe të ndërtonin pallate në Londër.
Nord Stream 2, NUK u ndal.
Sanksionet ekonomike NUK u shtrënguan sepse nuk donin të dëmtonin kompanitë gjermane.
Që nga viti 2014, qeveria gjermane i është dorëzuar ‘Ariut Rus’ dhe thonte se nuk duhet trajtuar shumë ashpër Putinin. Arkitekt i kësaj politike shkatërruese ishte si ministër i Jashtëm dy herë: Frank-Walter Steinmeier, i cili do të rizgjedhet President Federal.
Kancelari Olaf Scholz ka ndoshta shansin e tij të fundit për të penguar Vladimir Putinin.
Sytë e botës, dhe veçanërisht sytë e ukrainasve, janë tani tek Gjermania.