Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur lidhjet e Beogradit me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
“Kompaninë më të madhe të naftës dhe gazit në Serbi e zotëron Rusia. Vuçiq ka blerë dhe integruar teknologji ushtarake dhe të mbikëqyrjes nga Partia Komuniste Kineze. Vuçiq dërgoi një delegacion në funeralin e terroristit Khamenei”, tha Wilson.
Sipas tij, këto veprime “nuk janë të një qeverie që dëshiron të jetë pjesë e qytetërimit perëndimor”.
Wilson, republikan dhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, është përfshirë kohët e fundit në kritika të vazhdueshme ndaj politikave të Vuçiqit, veçanërisht lidhur me ndikimin rus e kinez dhe përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes në Serbi.


























