Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e Huthëve ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca tha se sulmet e vazhdueshme ndaj Arabisë Saudite, përfshirë tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, përbëjnë një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

“Sulmet e vazhdueshme të Huthive ndaj Arabisë Saudite, përfshirë tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm, të cilin e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka shprehur solidaritetin e Kosovës me Arabinë Saudite dhe ka riafirmuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë.

“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen, ndërsa liria e lundrimit duhet të respektohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar Konjufca.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish