Konjufca nga Washingtoni: SHBA-ja mbetet aleati dhe partneri ynë më i afërt

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Washington D.C. në takimin ministror për rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përcjell KosovaPost.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është e rëndësishme, pasi vendit i jepet mundësia të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe në forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Sipas Konjufcës, terrorizmi politik po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë.

“Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona”, ka shkruar ai.

Konjufca ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish