Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nga sot ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë

    Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

    Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, ndalohen dy persona

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave

    Kurti: Mërgata nuk është vetëm remitencë

    Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

    Spitali i Gjakovës: 10 të lënďuar në aksidentin në Mrasor, në mesin e tyre një shtatzënë

    Gëzim Sveçla ndalohet për 48 orë pas dëmtimit të pajisjeve të Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen

    Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

    Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër

    Protesta e 63-të në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

    Dita e 65-të/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, sa persona kanë aplikuar deri më tani?

30 Maj 2024, 9:18
në Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Që nga ajo ditë deri dje, për t’u pajisur me patentë shoferë legalë, kanë aplikuar 512 persona. Për këtë vendim të MPB-së ka pasur reagime pozitive nga ndërkombëtarët.

Ministria e Punëve të Brendshme më 8 maj njoftoi se pas dy ditësh do të nisë procesi i konvertimit të patentë shoferëve jolegalë në legalë.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e 8 majit.

Që nga 10 maji deri më 28 maj, MPB në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se për konvertimin e patentë shoferëve kanë aplikuar 512 persona.

“Numri i aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të strukturave ilegale serbe në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës nga data 10 maj deri me 28 maj është 512”, kanë thënë nga Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk kanë informacione për numrin e saktë të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, por shton se kanë vënë në dispozicion të gjitha qendrat e pajisjeve me dokumente për këtë proces.

“Duke pasur parasysh se patentë shoferët në fjalë lëshohen nga institucionet ilegale të Serbisë, nuk ka informacione mbi numrin e saktë të tyre. Gjithsesi, Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në dispozicion të gjitha qendrat e pajisjeve me dokumente në Republikën e Kosovës në funksion të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Express.

MPB i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i konvertojnë patentë shoferët në RKS.

“Shfrytëzojmë rastin që të i’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë patentë shoferë të institucioneve ilegale serbe që të shfrytëzojnë afatin kohor të ofruar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të konvertojnë ata në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës.”

Detaje rreth aplikimit për konvertim të patentë shoferëve

Procedura për pajisje me patentë shofer të Kosovës zgjatë 15 ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

MBP ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen  https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.

Në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€).

Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Reagimet ndaj vendimit të MPB-së

Vendimi i MPB-së është përkrahur nga ndërkombëtarët.

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mbështesin përpjekjet që “avancojnë vizionin e përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse”.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike.”

Postimin e tij në X e ka shpërndarë ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, duke shkruar se ky është “zhvillim me të vërtetë shumë i mirë”.

Ndërsa Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se i përkrahin iniciativat që nxisin integrim më të madh.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada.

Etiketat: konvertimiMPBpatentë shoferëXhelal Sveçla
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Manifestimi i maturantëve në Mitrovicën e Veriut, Sveçla: Disa pjesëmarrës i provokuan qytetarët me tre gishta dhe thirrje shoveniste

1 vit më parë
Sveçla takohet me Prattipatin, flasin për situatën aktuale në vend

Sveçla priti shefin e ri të misionit të OSBE-së, McGurk

Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore

Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH