Krasniqi në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në KiE hap i rëndësishëm për Kosovën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë në takimet e COSAC-ut që po mbahen në Bruksel, transmeton KosovaPost.

“Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për: Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar ajo në ‘Facebook”.

Kurse deputetja Shqipe Isufi, në diskutimin e saj u shpreh se Kosova është një vend me demokraci të qëndrueshme, ku liritë dhe të drejtat janë të garantuara me Kushtetutën e saj.

Takimi Plenar (LXXL) i COSAC-ut organizohet nga parlamenti kombëtar i shtetit anëtar i BE-së i cili kryeson me Këshillin e BE-së, në këtë rast i kryesuar nga Parlamenti i Belgjikës, i cili ka kryesimin e Presidencës së BE-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024.

Temat kryesore që kanë dominuar në këtë konferencë të COSAC-ut janë: rishikimi i legjislaturës Evropiane 2019-2014 perspektiva për agjendën strategjike të Këshillit për vitin 2024-2029, politikat gjinore dhe përfaqësimi i grave dhe burrave në Parlament, autonomia strategjike, konkurrueshmëria dhe qëndrushmëria, demokracia dhe sundimi i ligjit Evropian, etj.

Në Takimin Plenar të COSAC-ut në Bruksel po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të BE-së, si nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, e institucione tjera, vendet me statusin e vendit kandidat dhe kandidat potencial, vendet e Ballkanit Perëndimor, të partneritetit lindor, etj.No description available.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika