Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zbuluar detaje nga takimi i sotëm me Kryeministrin Albin Kurti, transmeton Kosova Post.
Ky i fundit i ka ftuar liderët e partive opozitare, që të diskutojnë rreth situatës së krijuar në veri të vendit.
Krasniqi ka thënë se nga Kryeministri Kurti janë njoftuar për situatën e krijuar në veri të vendit.
“Kërkova nga Kryeministri që të marrë masa për zbatimin e ligjshmërisë, garantimin e sigurisë së Policëve dhe zyrtarëve tjerë të Republikës së Kosovës si dhe të gjithë qytetarëve të komunave veriore pa dallim.”
Po ashtu ai ka shkruar se “përballë kësaj situate dhe për menaxhimin efikas të saj, kërkova që të ketë koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, BE-në dhe KFOR-in.”
Sipas Krasniqit zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është obligim kushtetues./KosovaPost/