Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Numan Kurtulmus, ka deklaruar se Izraeli është i shqetësuar për rolin e Turqisë në vendosjen e paqes dhe vëllazërisë në rajon, ndërsa theksoi përpjekjet e Ankarasë për të bashkuar komunitetet e përçara nga terrorizmi dhe konfliktet, transmeton Anadolu.
“Izraeli i druhet vetëm Turqisë. Ai i druhet klimës së paqes dhe vëllazërisë që Turqia do të krijojë në rajonin e saj dhe ne duhet ta bëjmë këtë realitet”, tha Kurtulmus në Takimin e Shoqërisë Civile në Afyonkarahisar.
Kurtulmus tha se komunitetet etnike të rajonit ndajnë një trashëgimi të përbashkët qytetëruese.
“Të gjitha elementet etnike të këtij rajoni janë pjesë të të njëjtit qytetërim. Tani, përmes çështjes së një Turqie pa terrorizëm dhe një rajoni pa terrorizëm, po i bashkojmë sërish pjesët e shpërndara”, tha ai.
Ai gjithashtu e cilësoi si të rëndësishëm njoftimin se Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë shpërbërë si organizatë.
“Deklarata se SDF-ja është shpërbërë si organizatë është e rëndësishme, historike dhe e vlefshme për ne. Dashtë Zoti, pas kësaj deklarate do të vijojë vazhdimi i këtij procesi”, shtoi ai.


























