Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

    Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale

    Haradinaj për Listën Serbe: Në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm të vetë serbëve

    Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV-në

    Turqia dënon vr@sjen e katër palestinezëve, fajëson Izr@elin për “politikën e gjenócidit

    KEDS falënderon Ambasadorin Sabri Tunç Angılı për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Turqi

    Valdete Daka: Nuk ia fali Vjosa Osmanit, më ka shkarkuar politikisht dhe për ego personale

    Aksion kundër kóntrabandës në veri: Sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeqyteti në zgjedhje: Prishtinasit presin fundin e ‘kaosit urban’

03 Nëntor 2025, 17:53
në Lajme
Kryeqyteti në zgjedhje: Prishtinasit presin fundin e ‘kaosit urban’
Share on FacebookShare on Twitter
Vëmendja e gjithë Kosovës do të jetë kryesisht te Prishtina më 9 nëntor.

Kryeqyteti do të shkojë në balotazh për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa qytetarët presin që kandidatët – Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje – t’u japin fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i ngarkuar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.

Të dy kandidatët premtojnë zgjidhje dhe krijimin e
kushteve më të mira, por sfida për ta është e madhe: si do t’i bindin votuesit që premtimet e tyre nuk do të mbeten thjesht fjalë?

Radio Evropa e Lirë provoi të bisedonte me të dy, por pa sukses.

Në anketën e zhvilluar me qytetarët, ata thonë se kanë ndjekur me kujdes premtimet dhe zotimet e kandidatëve.

“Vota ime ka për të shkuar për kandidatin që do ta zgjidhë kaosin në trafik, do të kujdeset për hapësirat e gjelbra dhe parkingjet”, thotë Albert Krasniqi.

Ngjashëm mendon edhe Vjollca Misini, e cila trafikun e ngarkuar dhe rrugët e dëmtuara i sheh si një nga sfidat kryesore të kryeqytetit.

“Do të votoj atë që ka dhënë premtime më bindëse, që të kemi pak më shumë rehati si qytetarë”, thekson ajo.

Arsim Sejdiu thotë se menaxhimi i mbeturinave dhe procesi i legalizimit të ndërtimeve janë çështje që ngecin prej vitesh.

“Prej kandidatëve në balotazh, njëri ka premtuar që do të zgjidhë kaosin me mbeturinat dhe legalizimin e ndërtimeve. Do t’i jap votën atij që besoj se do t’i zgjidhë këto çështje”, thotë ai.
Por, jo të gjithë qytetarët janë të bindur nga premtimet. Burimi Perani thotë se ato janë të mira, por se përvojat e mëparshme e bëjnë skeptik.

“Kanë premtime të mira, por çdo herë ka pasur të tilla. Premtime boshe, në shumicën e rasteve. Mbase anoj… Ndoshta më pëlqen programi i partisë në tërësi dhe kjo do të më shtyjë ta votoj kandidatin që e mendoj”, thotë ai.

Çfarë zgjidhjesh premtojnë Rama e Çeku?
Çështjet si trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe menaxhimi i dobët i mbeturinave kanë dominuar debatin që nga fillimi i fushatës për rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, i cili synon mandatin e dytë, ka premtuar se do ta lehtësojë qarkullimin në kryeqytet përmes lidhjeve të reja ndërmjet lagjeve, si ajo mes Kalabrisë dhe Dardanisë, dhe ndërtimit të rrugëve nëntokësore.

Por, një raport i Institutit GAP kujton se të njëjtat premtime ai i ka bërë edhe në vitin 2021 – për parkingje të mëdha, autobusë elektrikë dhe një fabrikë riciklimi – dhe ato nuk janë realizuar.

Nga ana tjetër, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, kërkon t’i japë fund këtij cikli me një “model gjerman” për menaxhimin e mbeturinave, që do të fuqizonte ndërmarrjen publike dhe do të hapte mundësi për përfshirjen e bizneseve private.

Ai premton, gjithashtu, rritje të flotës së autobusëve urbanë dhe ndërtim të parkingjeve të mëdha në hyrje të qytetit, me synimin që transporti publik të bëhet zgjedhja e parë për prishtinasit.

“Rama menaxher, Çeku reformues”
Politologu Albinot Maloku thotë se të dy kandidatët i kanë identifikuar të njëjtat probleme, por ndryshojnë në stil dhe në konceptin e qeverisjes që propozojnë.

Sipas tij, problemet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Prishtinës, si trafiku, parkingjet e mbeturinat, mbeten “katrahura urbane” që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, pavarësisht se kush fiton.
Me këtë analizë pajtohet edhe analisti Ylli Hoxha, i cili thotë se programet e dy kandidatëve janë pothuajse të njëjta, sepse problemet e mëdha të Prishtinës janë tashmë të definuara në koncept-dokumentet për zhvillimin e kryeqytetit.

“Projektet si ‘Unaza e jashtme’ dhe ‘Unaza e brendshme’, që synojnë të shkarkojnë trafikun, janë ide të vjetra, të mbështetura nga të dyja partitë që sot përfaqësojnë kandidatët – LDK dhe Vetëvendosje”, thotë Hoxha.

“Prandaj, edhe zgjidhjet që propozojnë Rama e Çeku, janë të përafërta”, shton ai.

Sipas tij, dallimi qëndron në qasjen e secilit kandidat: Çeku mbështetet kryesisht te sektori publik, ndërsa Rama nuk e përjashton as partneritetin me sektorin privat.

Ai thotë se e njëjta logjikë shihet edhe te çështjet si menaxhimi i mbeturinave apo ngrohja qendrore.

Diferenca është vetëm në dinamikën dhe mënyrën se si synojnë t’i realizojnë premtimet, sipas Hoxhës.

Sipas të dy analistëve, programet e Ramës dhe Çekut mbartin edhe ngjyrime ideologjike.

Programi i Çekut, thonë ata, ka frymë më të majtë – me theks te barazia e qytetarëve dhe sektori publik – ndërsa ai i Ramës ka nuanca më të djathta, me mbështetje për partneritetin publik-privat dhe përfshirjen e sektorit privat në zhvillimin e qytetit.

Puna në disa projekte është bllokuar në mandatin aktual të Ramës, i cili e ka fajësuar Qeverinë qendrore për ngecjet.
Kokë më kokë në balotazh
Dy kandidatët kryesorë për kryetar të Prishtinës, Rama dhe Çeku, dolën pothuajse barabar nga rundi i parë i zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rama mori 33.79% të votave, ndërsa Çeku 33.01%, duke e çuar garën në një balotazh të ngushtë.

Në total, 18 nga 38 komunat e Kosovës do të zhvillojnë rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë, më 9 nëntor.

Fushata për balotazh nis zyrtarisht sot dhe do të zgjasë deri në ditën e zgjedhjeve, megjithëse kandidatët dhe partitë kanë qenë aktivë në terren edhe gjatë periudhës së ndërmjetme.

Në Prishtinë, ku çdo votë mund të bëjë diferencën, gara pritet të jetë e ashpër dhe vendimtare – jo vetëm për fatin e kryeqytetit, por edhe për balancat politike në nivel vendi, sipas analistëve.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

5 orë më parë
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

5 orë më parë
Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

5 orë më parë
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH