Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorit të Republikës së Türkiye-s në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s, shkruan Kosova Post.
Me anë të një postimi në Facebook, KEDS i ka uruar Ambasadorit shumë suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
Postimi i plotë:
Me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë, KEDS i shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorit të Republikës së Türkiye-s në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s.
I urojmë shumë suksese në angazhimet e ardhshme dhe e falënderojmë për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme.


























