Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të vendosin nesër gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Istog.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit, ngjarja pritet të filloj nga ora 09:00.