Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe sot ka vazhduar me fushatën e tij elekotrale, ndërsa fokusin e tij e ka vënë tek pandemia dhe vaksinimi i popullatës, për çka ai tha se kam bërë përpjekje maksimakle që të sigurojmë vaksina përveq për Shqipërinë edhe ka ndihmuar për vaksinim edhe Kosovën, transmeton Kosova Post.
Rama ka thënë se Kosovës i është ofruar ndihmë duke vaksinuar personelin shëndetësor, por do të vazhdojmë ta ndihmojmë edhe tutje edhe me vaksinat tjera, ndërsa ka përmenduar kërkesën e kryeministrit Kurti për sigurimin e vaksinave për mësimdhënësit.
“Më dërgoi mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falënderuar e duke më thënë që me që ata morën disa mijëra vaksina për t’i vaksinuar mjekët do të dëshironte që ne ti ndihmojmë për vaksinimin e mësuesve, po i thash patjetër ne do t’i japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës sigurisht e si bëhen këto me llafe, me dëmka duke fjetur gjumë” ka thënë Rama.