Pas takimit me LDK-në, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve për presidentin e vendit.
Kurti bëri të ditur se për herë të parë janë diskutuar edhe emra konkretë, krahas kritereve dhe parimeve të dakorduara më herët.
Megjithatë, ai theksoi se emrat nuk do të bëhen publikë, pasi palët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e negociatave.
Sipas Kurtit, mirëbesimi mes palëve është rritur dhe procesi do të vazhdojë me synimin për të arritur një marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës.


























