Kurti pret ambasadorin britanik,në fokus finalizimi i formimit të institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, përcjell KosovaPost.

“Kurti pranoi urime nga ambasadori Hargreaves për Qeverinë dhe mandatin e ri, ndërsa të dy shprehën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për të avancuar dhe thelluar marrëdhëniet e ndërsjella që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar me vite”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të punojë drejt zgjerimit dhe thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve me synim që të zgjerojë bashkëpunimin në fushën e tregtisë, investimeve, teknologjisë dhe sportit; në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare”, theksohet tutje në njoftim.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish