Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e sapozgjedhur të Këshillit Evropian, António Costa, në Bruksel, përcjell KosovaPost.
“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor,” ka deklaruar Kurti.
Gjatë takimit, Kurti ka theksuar përgatitjen dhe përkushtimin e Kosovës për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket,” ka përfunduar Kurti.


























