Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet në lexim të parë projektligji për plotësim-ndryshim të Dhomave të Specializuara, ka thënë se për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq.
Ai ka thënë se nisma është e ngutshme dhe jo analizuar.
Kurti ka thënë se zemërimi i qytetarëve ndaj gjykatë është i drejtë sikurse në vitin 2015.
“Përgjegjësinë për Gjykatën Speciale e kanë ata që e kanë miratuar, ne ishim kundër por nuk e kishim mbështetjen e juaj. Por, ne sot ju mbështesim. Nuk jemi të bindur për dobinë e këtij ligji”, tha Kurti.
Ai ka thënë se adresa e fitores është Apeli, ku sipas tij aty duhet organizim shtetëror.


























