Zgjedhjet e sapo-mbajtura, kanë sjellë mjaft befasi. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet të korrë fitore të padiskutueshme në Pejë, ndërsa është duke prirë në disa komuna të tjera, transmeton Kosova Post.
Me 80% të vendvotimeve të procesuara, qyteti i Pejës ka vendosur përsëri për Gazmend Muhaxhirin e LDK-së, me 60.37%.
Kandidatët e kësaj partie po prijnë edhe në Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti dhe Dragash.
Përndryshe, në asnjërën prej këtyre komunave, nuk janë procesuar të gjitha vendvotimet./KosovaPost/