Nëntë policë janë lënduar në një aksident mes një fugoni të Policisë dhe një veture ka ndodhur sot në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë, i cili ka dhënë detaje për aksidentin.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës, ku një veturë e ka goditur fugonin e Policisë.Prekazi ka bërë të ditur se policët e lënduar kanë marrë tretman mjekësor, por nuk janë të lënduar rëndë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës ku një automjet me targa civile ka goditur mbrapa një fugon të Policisë së Kosovës me ç’rast kanë pësuar lëndime 9 persona që ishin në automjetin e Policisë e të cilët kanë pranuar tretmanin mjekësot në Spitalin e Vushtrrisë”, ka deklaruar ai.