Udhëheqësit evropianë sapo kanë filluar t’i përgjigjen takimit të tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelensky.
Në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskit duke i thënë: “Ju nuk jeni vetëm”.
I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez, Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.
Ai shton se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë.
Macron shton se është e rëndësishme të “respektohen” ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës, transmeton KK.


























