Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur në mbledhjen e parë për këtë vit në të cilën do të caktohet mbajtja e seancës së radhës plenare të Kuvendit të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në këtë mbledhje nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe e as të pakicave tjera.
Ndryshe, seanca e fundit që u mbajt në Kuvend ishte e jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.