Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Loiseau: Fushata me gjuhë n*xitëse, Grenell me tone jo diplomatike

11 Shkurt 2025, 15:25
në Kryesore, Lajme
Loiseau: Fushata me gjuhë n*xitëse, Grenell me tone jo diplomatike
Share on FacebookShare on Twitter

Të dërguarit e përfaqësueses së Lartë të Komisionit Evropian, Kaja Kallas, që u japi mision vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, kanë dalë këtë të martë me deklaratën preliminare rreth procesit zgjedhor të së dielës.

100 vëzhguesit nga 27 vende anëtare të BE-së dhe nga Australia, Zvicra e Norvegjia që ishin të shpërndarë në gjithë Kosovën prej disa javësh, përmblodhën gjetjet e tyre në një deklaratë që e plotë do të shfaqet tek pas dy muajsh.

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau i quajti historike këto zgjedhje, për faktin që për herë të parë u mbajtën pas një mandati të plotë e gjithashtu me një ligj të ri zgjedhjesh.

“Në përgjithësi dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira. Këto janë sinjale se qytetarët e Kosovës  janë të përkushtuar ndaj demokracisë”, tha ajo.

Por, ndonëse procesi kaloi i qetë, sipas Loiseau fazat kritike të procesit zgjedhor ende mbeten për t’u zhvilluar.

“Përderisa vëzhguesit tanë kanë vlerësuar votimin në përgjithësi si pozitiv, vështirësi në zbatimin e procedurave janë bërë të dukshme gjatë fazës së numërimit. Ne kemi vëzhguar që KQZ-ja ka pasur sfida sa i përket punësimit, trajnimit dhe prokurimit, kjo mund të ketë shkaktuar vonesa të konsiderueshme të cilat tani janë të pamohueshme. Duhet të ketë transparencë të plotë për ato gjëra që nuk po shkojnë si duhet dhe pse”, shtoi ajo.

Shefja e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet, tha se ky proces përfshirë edhe vetë ditën e zgjedhjeve ishin të qeta e pa ndonjë incident të dukshëm me një fushatë konkurruese, por me polarizim dhe ndaje të thellë e retorikë të ashpër.

Sipas saj, ndonëse trupat zgjedhore duhet të mbeten të pavarura nga ndikimet politike, megjithatë tha ajo, kanë  parë raste të politizimit të KQZ-së gjatë procesit zgjedhor.

Tha ta kenë parë me shqetësim bllokimin e KPM-së që sipas saj, i pamundësoi institucionit të marr vendime gjatë fushatës.

Në anën tjetër, tha se PZAP-ja është përballur me një vëllim shumë të madh rastesh, por demonstroi aftësinë për të marr vendime të shpejta.

Tutje ajo tha se kanë vërejtur përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmet verbale mbi oponentët në mitingje e debate televizive.

“Ne kemi vërejtur me brengosje gjuhen negative nga partia në pushtet kundër medias e gjyqësorit. Bojkotimi i mediumeve specifike dhe debateve po ashtu ka ndikuar në uljen e mundësisë për votuesit që të bëjnë zgjidhje të mira. Megjithatë transmetuesit kanë dhënë kohë barabartë për të gjithë”.

Ajo foli edhe për transmetuesin publik, RTK-në.

“Transmetuesi publik ka mundur të kontribuoj në krijimin e një terreni më të barabartë sa i përket vizibilitetit të fushatës për komunitetet jo shumicë, megjithatë resurset e saj nuk përputhen me rolin që duhet të luaj ky medium”, potencoi ajo.

Vuri në pah se fushata në komunat me shumicë serbe ishte më  përmbajtur krahasuar me komuna tjera, por votuesit u përballen me presione nga anëtarë të Listës Serbe, derisa tha se kishte ndërhyrje  të përsëritur nga Serbia.

Ajo e cilësoi si  ndërhyrje e me tone jo diplomatike kritikat e emisarit të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell karshi kryeministrit Kurti.

“Gjatë fushatës kemi qenë gjithashtu dëshmitar të ndërhyrjeve nga emisari special i SHBA-së, Grenell në media sociale ku ai kritikoi kryeministrin Kurti. Kjo mund të përshkruhet si diçka me ton jo diplomatik”, tha ajo.

Loiseau, tha të jetë e kënaqur që ishte dëshmitare e një procesi zgjedhor që në përgjithësi demonstroi qëndrueshmëri e përkushtim ndaj parimeve demokratike.rtk.

Etiketat: BEKQZNathalie LoiseauRichard Grenell
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

1 vit më parë
Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

“Tarifa 50% mbi çdo mall”, Trump i jep afat deri në 9 korrik Europës për marrëveshje tregtare

1 vit më parë
Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH