Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës po shkonte drejt fundit, kur situata u tensionua.
Pati kacafytje mes kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani dhe Denis Alibec në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas kësaj, nisën edhe thirrjet raciste nga tribunat.
Në këtë situatë, lojtarët e Kosovës lëshuan fushën.
Ndeshja aktualisht është ndërprerë.


























