Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Parashikimi i motit për vikend

    Parashikimi i motit për nesër

    Zgjedhjet më 7 qershor, reagon DASH-i

    Zgjedhjet më 7 qershor, reagon DASH-i

    “Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA”, analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO

    “Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA”, analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Të shtëna me ar*më zj@rri, lëndohet një person në Gjakovë

    Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

    Specialja: I paqartë statusi i raportit në faqen e Avokatit të Popullit

    OKB: Më shumë se gjysma e tokës bujqësore të Gazës është dëmtuar

    Izr@eli vr*et 7 persona në G@za gjatë 24 orëve të fundit

    Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s

    Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s

    Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet – LDK t’i sjellë 15 nënshkrimet dhe emrin e kandidatit

    Kurti: Krímet nuk harrohen, drejtësia mbetet e domosdoshme

    Klinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja

    Klinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Marrëveshja me Danimarkën për burgun e Gjilanit, vazhdojnë kritikat

11 Nëntor 2024, 10:07
në Lajme, RAJON
Marrëveshja me Danimarkën për burgun e Gjilanit, vazhdojnë kritikat
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgut në Gjilan për ekzekutimin e dënimeve për 300 persona që nis zbatimin vitin e ardhshëm, përbën diskriminim. Danimarka insiston se dënimi mund të bëhet brenda detyrimeve të saj ndërkombëtare.

Burgu i Gjilanit pritet që në fundvitin e ardhshëm të jetë gati për të pritur të burgosurit e vendeve të ndryshme të ndaluar në Danimarkë. Por marrëveshja vazhdon të kritikohet si cenim i të drejtave të njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në fillim të vitit i kërkoi Mbretërisë së Danimarkës që të përmbahet nga marrja me qira e objekteve të paraburgimit jashtë territorit të saj dhe të sigurojë që të burgosurit të mos diskriminohen në bazë të kombësisë dhe statusit familjar.

Zëdhënësja e misionit të OKB-së në Kosovë, Hayat Abu Saleh, thotë se kjo marrëveshje mund të çojë në një rritje të shkeljeve të të drejtave të të burgosurve, duke përfshirë të drejtat për mosdiskriminim, jetën familjare dhe shëndetin.

“Kjo gjithashtu ngre shqetësime për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë mundësimin e monitorimit efektiv të pavarur sipas Rregullave Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve (Rregullat e Nelson Mandela) dhe instrumenteve të tjera rajonale e ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, i ka thënë Abu Saleh  Radio Kosovës.

Më tej Abu Saleh thotë se marrëveshja ngre shqetësime për të drejtat e vetë të burgosurve kosovarë, pasi statistikat tregojnë se burgjet janë në kufijtë të kapacitetit të tyre.

Zyra e Komisionerit të OKB-së u ka kërkuar autoriteteve në Danimarkë e Kosovë që të mbrojnë të drejtat e të transferuarve, përfshirë sigurimin e vendosjes së masave mbrojtëse efektive.

Por autoritet në Danimarkë thonë se jo gjithçka ka përfunduar rreth traktatit me Kosovën.

Jens Høyer Jensen, zyrtar për media në Ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, thotë se Avokati i Popullit iParlamentit danez do të përfshihet në tërë procesin e transferimit.

“Burgu nuk do të vihet në përdorim derisa të vlerësohet se në thelb kushtet korrespondojnë me ato të burgjeve daneze dhe se dënimi mund të bëhet brenda detyrimeve ndërkombëtare”, i ka thënë Jensen Radio Kosovës .

Ai thotë se Shërbimi Danez i Burgjeve vuan nga një mungesë serioze e kapaciteteve dhe stafit. “Marrëveshja për qiranë e burgut të Gjilanit me kapacitet për 300 të burgosur na ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi. Po ashtu, kjo do t’i mundësojë Kosovës të investojë në sistemin e burgjeve dhe të zhvillojë kapacitetet në fushën e sundimit të ligjit”, ka shtuar Jensen.

Rina Kika, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe avokate,ujdinë e Kosovës dhe Danimarkës e sheh si shumë problematike nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe strategjikisht të gabuar nga ana e Kosovës.

“Nuk duhet të ketë tregti me të drejtat e njeriut – të sigurohet investimi në energji të ripërtërishme e në shërbim korrektues, në këmbim të cenimit të të drejtave të njeriut të të burgosurve”, i ka thënë Kika Radio Kosovës.

“Danimarka, me bashkëpunimin e Kosovës, po e krijon një sistem dual, të ndarë vetëm për të burgosurit jo-danezë, që paraqet trajtim diskriminues në bazë të shtetësisë”, shton ajo.

Agim Demiri, drejtor i Departamentit Ligjor në Shërbimin Korrektues,thotë se për faktin se traktati ka kaluar të gjitha procedurat ligjore, vlerësohet se janë shqyrtuar edhe konventat e të drejtave të njeriut.

“Deri në ekzekutimin e dënimeve daneze, nuk mund të identifikohen pengesat e mundshme për realizmin e marrëveshjes”, i ka thënë Demiri Radio Kosovës.

Traktati ndërmjet Danimarkës e Kosovës që u ratifikua në qershor të këtij viti, parasheh që burgu do të vihet në përdorim deri në 26 muaj nga ratifikimi i tij.

Etiketat: burgosurDanimarkakosovaMarrëveshja
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

11 muaj më parë
Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

11 muaj më parë
 Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmon disbursimin e fondeve të reja

 Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmon disbursimin e fondeve të reja

11 muaj më parë
Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH