Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se si parti e mbështesin kërkesën e Qeverisë për lejimin e angazhimit Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës, shkruan Kosova Post.
Këtë lajm Gashi e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku ndër të tjera ai këtë lajm e quan fantastik.
“Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
E nisim vitin me një lajm fantastik!
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.
Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë!