Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar procesi i paraqitjes së deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në pjesën e dytë të kësaj seance, mbrojtja e të akuzuarve tha se nuk ka prova që inkriminojnë klientët e tyre në veprat penale që iu vihen në barrë, andaj kërkuan aktgjykim lirues.
Në dy seancat paraprake, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Smakaj, Kilaj dhe Fazliu me nga 3 vjet burigm, kurse Kuçi me 9 muaj burgim. Ndërkaq, ekipet mbrojtëse të të akuzuarve kërkuan lirimin e tyre në mungesë të provave, raporton “Betimi për Drejtësi“.


























